Covid-19 në Shqipëri/ Ulet numri i rasteve të reja, shënohen 10 viktima

Covid-19 e ka ulur tempin e tij edhe në Shqipëri, ku janë shënuar 422 raste të reja në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 10 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që në vend janë kryer plot 1908 testime.

631 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që prej fillimit të pandemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm, ku në 4 spitalet COVID po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Viktimat janë të moshave nga 60 deri në 81 vjeç.

COVID-19 – Statistika (21 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         422

Të shëruar në 24 orë      631

Të shtruar në spitale      379

Humbje jete në 24 orë   10

Testime ditore              1908

Testime totale            240,623

Raste pozitive            53,425

Raste të shëruara       28,752

Raste Aktive               23,575

Humbje jete               1098

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   12865

Fier                        1700

Durrës  1310

Shkodër               1317

Vlorë                     1082

Korçë    1056

Elbasan                  939

Berat      918

Lezhë     911

Gjirokastër  552

Kukës    488

Dibër     437