Në varfëri ekstreme, apeli i gjyshes me dy nipërit jetimë: Më strehoni fëmijët, të gëzoj 5 ditë
Kjo banesë e rrënuar është e vetmja strehë për 85-vjeçaren, Farie Çela, në fshatin Beçisht të Tepelenës.
Brenda këtyre mureve varfëria dhe dhimbja bashkëjetojnë me njëra-tjetrën.
Farija duhet të rrisë dy jetimë, fëmijët e vajzës së saj, bashkëshorti i të cilës ndërroi jetë disa vite më parë.
Pak kohë më parë nënë Faries i vdiq edhe vajza duke e lënë të moshuarën të vetme për të rritur fëmijët të cilët nuk kërkojnë asnjë lodër këtë fund vit por vetëm një strehë.
"Jemi herë me bukë dhe herë pa bukë, nuk kemi çfarë të hamë. Nga bashkia kërkojmë pensionin, të kemi një shtëpi. Duam kushte si të gjithë të tjerët, të kemi shkollën pranë."
Bashkia e Tepelenës nuk u ka lidhur pensionin e jetimëve që u takon me ligj, duke i lënë në mëshirë të fatit. Ata jetojnë me gjërat që u dhurojnë njerëzit.
"Dua një shtëpi për fëmijët, të rroj 5 ditë. Dhomë për fëmijët dhe pensioni tu lidhet. Bashkia nuk ka bërë asgjë.Po vuajnë fëmijët, po ju ikin këmbët."
Me lot në sy e moshuara pret një ndihmë nga shteti dhe kushdo që mund të kontribuojë për vogëlushët që i ka amanet dhe duhet ti rrisë.