Kokainë nga Amerika Latine, fotot e 3 prej të arrestuarve, mes tyre nipi i deputetit të PS-së, Rahman Rraja
Ora News siguron fotot e 3 prej 6 të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë, pjesë e grupit të trafikut të të kokainës nga Amerika Latine, me kontenier bananesh.
Operacioni është vijim i arrestimeve të 2018, ndërsa gjatë dy viteve janë sekuestruar rreth 1.2 ton kokainë armë dhe mijëra euro.
Ora News ka siguruar fotot e Ramazan Rrajës, Fjoralb Rrajës dhe Musa Gjikolës.
Ndërsa janë arrestuar edhe Genti Balliu alias Flamur Balliu, Bledar Pepaj, Fatmir Xheçuka
Operacioni anti-drogë, i koduar ATOS, u zhvillua nga data 15 dhjetor deri më 21 dhjetor nga Policia e Shtetit, policia belge dhe ajo gjermane. Në pranga me 6 shtetas shqiptarë ranë edhe një grek dhe një lituanez.
Grupi i trafikantëve akuzohet se ka kontrabanduar rreth 1 ton kokainë, ndërsa sipas policisë, autoritet gjermane kanë vënë në pranga 10 të tjerë shtetas shqiptar. Mes të arrestuarve janë Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xheçuka.
Lexo dhe: Ramazan Rraja është nipi i deputetit të PS
Fshihte kokainën në kontenierë me banane
Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.
Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.
Tre policitë gjatë dy viteve kanë sekuestruar edhe 232 kg kokainë, armë dhe 200 mijë euro.
Finalizimi i operacionit është vijim i hetimeve të vitit 2018, nga strukturat hetimore antidrogë të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (në vijim deri në finalizim nga SPAK-u).
Më pas, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër.
Për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.
Si u arrestua grupi