Sindikata e mjekëve: Shqetësuese mungesa e shpërblimit për festat
Në 4 ditët e fundit numri i të infektuarve dhe rastet e shtrimeve në spitale kanë pësuar ulje, por pavarësisht kësaj qytetarët duhet të mos neglizhojnë masat anticovid.
Gentian Stroni: Fatmirësisht ne kemi këtë lloj realiteti që kemi një ulje të rasteve të zbuluara por jo vetëm. Edhe raste të cilat janë në spitale që po paraqiten, janë më të pakët sesa në periudhën e nëntorit. Ndoshta kjo vjen si pasojë e saturimit të numrave ose deri në njëfarë mase kalimit të atij pikut të famshëm. Rënia e këtyre numrave nuk mundet dhe nuk duhet që të na ulë vigjilencën dhe rrjedhimisht të themi që kaloi cdo gjë.
Mjeku thekson se shtëpia nuk mund të kthehet në reanimacion, duke tërhequr vëmendjen për rrezikun që paraqet trajtimi me oksigjen nga jo profesionistët.
Si kryetar i Sindikatës së Mjekëve, Stroni ngre shqetësimin për mungesën e shpërblimit për bluzat e bardha për festa e fundvitit.
Gentian Stroni: Këta njerëz të cilët aftësinë e tyre tashmë për Covidin po e ngrenë detyrimisht duhet të merren, të trajtohen si nga ana profesionale ashtu dhe nga ana financiare. Gjë qo do i bënte këta njerëz më të motivuar, do i bënte këta njerëz më të përgjegjshëm për çfarë ata bëjnë në këto momente.
Duke mos bërë asnjë diferencim mes personelit që shërben në spitalet Covid dhe mjekëve të familjes, Stroni thotë se këta të fundit kanë nevojë për më shumë pajisje dhe mjete mbrojtëse për të shmangur infektimin.