Vijnë nga Gjermania e Zvicra: Shqiptarët deri në 10 orë pritje në kufirin kroat e slloven
Shqiptarët që kanë zgjedhur të kthehen në atdhe përmes rrugës tokësore po përballen me radhë e pritje deri në 10 orë në kufijtë e Krocisë, Sllovenisë e Malit të Zi. Panoramë ndryshe ofrohet në kufirin me Greqinë, ku lëvizja konsiderohet normale.
Deri në 10 orë kanë mbetur të bllokuar doganat kroate, sllovene dhe malazeze, shqiptarët që jetojnë e punojnë në vendet e BE dhe kanë zgjedhur rrugën tokësore për tu kthyer në atdhe për festat e fundvitit.
"Vijmë nga Gjermania, gjatë rrugës kemi pasur ngarkesë, në Sllovani dhe Kroaci kemi prit 5 orë e gjysmë, në Mal të Zi mbi 10 orë."
Rreth 8 mijë udhëtarë dhe 2500 automjete kanë hyrë në 24 orët e fundit në Shqipëri nga Muriqani.
Kryesisht shtetas të Kosovës që vijnë nga Gjermania dhe Zvicra.
"Vijmë nga Zvicra, udhëtimi kësaj radhe ka qenë tmerr."
Krahasuar me një vit më parë shifrat janë shumë më të ulëta, kjo për shkak edhe të masave të forta kufizuese që kanë vendosur një pjesë e madhe e shteteve të Europës.
Ndryshe paraqitet situata në dalje, ku për shkak të kufizimeve që ka vendosur Mali i Zi, sivjet shqiptarët do ta kenë të pamundur të festojnë në këtë shtet.
Situatë më e qetë paraqitet në pikat kufitare me Greqinë, nga ku lëvizja konsiderohet normale.
Rreth 1 mijë persona kanë hyrë përgjatë 19 dhe 20 dhjetorit nga Kapshtica, ku pjesa më e madhe janë punonjës sezonale në Greqi.
760 persona ndërkohë kanë hyrë nga Kakavija, e cila është e vetmja pikë kufitare dalëse drejt Greqisë të paktën deri më 7 janar.
Fluks në rritje po shënohet edhe nga deti.