Plagosje me thikë në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2020, 14:42
Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në Vlorë.
Ngjarje ka ndodhur në Qafën e Vishës.
I plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, në gjendje të rëndë për jetën.
"Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar."
Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.