KPA lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Elona Kana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2020, 17:05
Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Elona Kana.
Më 3 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut dhe të ndalojë për 15 vjet mbajtjen e posteve në drejtësi nga ana e këshilltares ligjore Elona Kana, bashkëshorte e nënkryetarit të KQZ, Denar Biba.
Trupi gjykues i KPA përbëhej nga Ina Rama, Rezarta Schetz, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Natasha Mulaj.