Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe nga 22 dhjetori-6 janar
Shqipëria bëhet shteti i radhës që mbyll kufijtë ajrorë ndaj Britanisë së Madhe pas shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit.
Njoftimi u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbyllje të mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve.
"Kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe duke filluar nga ora 6 e ditës së martë 22 dhjetor deri me datë 6 janar. Vendoset masa e karantinës së detyrushme 14 ditore për qytetarët që vinë në rrugë të tjera nga Britania."
Lexo dhe: Nga 24 dhjetori-6 janar, ndalimi i qarkullimit nis pas orës 20:30
Vendet evropiane kanë vendosur ndalesa udhëtimi ndaj Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.
Irlanda, Gjermania, Franca, Italia, Holanda dhe Belgjika i kanë ndërprerë fluturimet.
Masat variojnë dhe aktualisht janë afatshkurtra.
Bashkimi Evropian pritet të diskutojë të hënën një përgjigje më të koordinuar.