U arrestua për trafik droge, lirohet nga qelia 73-vjeçari, Ora News ndoqi historinë
Ky është 73 vjeçari Azis Xhaferri për të cilin Gjykata e Vlorës e akuzoi dhe e vendosi në masën e “arrestit me burg” me akuzën e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Së bashku me të nën akuzë ishin dhe 47 të tjerë, mes tyre dhe 6 efektivë të policisë.
Pavarësisht dosjes së rëndë, pamjet nga banesa e të moshuarit flasin qartë. Pjesëmarrja në organizime të tilla duket një mision i pamundur.
E pikërisht vetëm dy ditë pasi në televizion u pasqyrua realiteti, gjykata vendosi ta lërë në masën “detyrim paraqitje” 73 vjeçarin.
Gjithçka ka lindur nga bisedat telefonike, për të cilat ai thotë se ishin një keqkuptim.
“Në orën 5:30 të mëngjesit erdhën në shtëpi. Unë nuk isha ngritur nga gjumi. Më thanë për telefonatat.”
Bisedat janë bërë për dërgimin e ushqimit.
“Më kërkonin punëtorët për bukën dhe ujin, që të shkoja lart.”
Akuza ndaj tij tashmë rëndon për mos kallëzim krimi, teksa në qeli mbetin 26 të akuzuar të tjerë dhe një tjetër është në kërkim.

Lexo edhe: