Dhuna ndaj aktivistëve, Kalaja: Policia nuk e ka kuptuar që protestat po bëhen për reformimin e tyre

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja i ftuar në një intervistë për Ora News komentoi shoqrimin dhe dhunën  e ushtruar nga policia e shtetit ndaj aktivistëve të cështjes së Teatrit mbrëmbjen e 19 dhjetorit.

Kalaja tha se dhuna e vazhdueshme tregon se policia akoma nuk e ka kuptuar që protestat janë zhvilluar pikërisht për reformimin e policisë.

Aulon Kalaja për Ora News: Dhuna nuk i pëlqen askujt. Në vazhdën e ndërhyrjeve në mënyrë të paprecedentë të policisë së shtetit ashtu siç ndodhi edhe me rastin e 25 vjeçarit që ngriti peshë Tiranën por jo vetëm, mesa duket nga policia nuk u kuptua akoma që këtu protestat po zhvillohen për përmirësimin e policisë. U kërkua reformimi i policisë. Nuk u kërkua thjesht një zëvendësim ministrash. Katër aktivistët u morën demonstrative duke dhënë një mesazh policia e shtetit që kur marr zvarrë aktivistët ju të tjerëve nuk ju marr parasysh.  Arrestimet janë të paligjshme ndaj dhe dolën menjëherë.  

Ai u shpreh se protestuesit janë dhunuar jo vetëm se janë identifikuar që kanë marrë pjesë në protestat për vrasjen e 25 vjeçarit por për ti larguar nga pedonalja atje ku ata mblidhen çdo natë dhe hapin live për të diskutuar problematikat.

Aulon Kalaja për Ora News: Dikush nga ata ka pasur dorën e vrarë,e kanë lënduar aty dhe më vonë i kanë thënë që ky gjaku që ke ti është gjaku i vjetër. A thua se ai nuk lahet. Pra është një plagë e cila është bërë pikërisht në komisariat. Kjo është një polici arbitrare. Policia aktivistët  i ka goditur jo vetëm se kanë dalë në protestën e Klodian Rashës por për ti shkulur nga pedonalja aty ku mblidhemi për natë sepse aty ndodhet Ministria e Punëve të Brendshme. Çdo qytetar ka të drejtë të organizojë ose të marrë pjesë në një protestë. Është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë. Këta kanë përdorur pandeminë si kamzhik për të ndaluar protestat. 

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online E.P