ILDKPI do të drejtohet nga një grua, dorëhiqet Salianji i PS-së, ja emrat në garë

Komsioni i Ligjeve i ka dërguar dy emra Kuvendit, atë të Evgjeni Bashari dhe  Helena Papa,  për kreun e ILDKPI-së, institucion ky që skanon dhe heton pasurin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.   

“Kuvendi përzgjedh inspektorin e lartë të Kontrollit të Pasurive ndërmjet dy kandidaturave në votimin e parë me 3/5 e votave dhe nëse dështon votimi i parë, brenda 7 ditëve e zgjedh me shumicë të thjeshtë. Referuar rezultatit të votimit nominal për secilin nga kandidatët, dy kandidaturat q ëkanë marrë numrin e votave për t’ja dërguar seancës plenare, janë kandidatura e zonjës Evgjeni Bashari dhe Helena Papa.”

Vendimi u mor pas senacës dëgjimore me kandidatët, ndërsa deputët skualifikiuan  Lefterie Lleshin, Evis Ficon dhe Dhimitrulla Spiron, ndërsa Eridjan Salianji, funksionar i Partisë Socialiste, ishte tërhequr  më herët nga gara.

Evgjeni Bashari, aktualisht mban postin e sekretares së përgjithshme të ILDKPI-së, ndërsa burimet bejnë me dije se ky emër është më I mundshmi për të marr mbeshtetjn e Kuvendit, për tu ulur në karrigen e shefit të saj , Shkëlqim Ganaj.  Kreu i ri i ILDKP-së do të zgjidhet në seancën parlamentare të së mërkurës.