Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, drejtuesi në spital

Drejtuesi i një mjeti mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagodine.

Mjeti doli nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanal.

I plagosuri është dërguar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.