Policisë i "erren" sytë, u hedh spraj në fytyrë edhe çiftit që po qëndronte në trotuar

Policia gjatë protestave të ditëve të fundit duket se nuk ka qenë në kontroll të sjelljeve të saj.

Policia ka ushtruar dhunë dhe ka bërë shoqërime e arrestime të protestuesve duke mos kursyer as të miturin.

Madje në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, ata nuk denjojnë që ta vërtisin shkopin e gomës as ndaj kolegëve të tyre.

Ne sjellim edhe një video tjetër ku dëshmohet turravrapi dhe ngutja e policisë për të dhunuar dhe për t'i hedhur gaz ose spaj për sytë kujtdo që i del përpara.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me një çifti i cili ka qenë duke qëndruar për qejfin e tyre në trotuar dhe një efektiv i FNSH-së u hedh spaj në fytyrë.