Morava: Protestat e këtyre ditëve provuan se kur je i pambrojtur policia të dhunon

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetarja Kostana Morava ka debatuar me deputeten e PS-së Vasilika Hysi lidhur me protestat pas vrasjes së Klodian Rashës.

Morava: Protestat e këtyre ditëve e provojnë se policia kur ka mundësi për të dhunuar, kur nuk mbrohesh dot, të dhunon. Nëse ne vazhdojmë të bëjmë retorika të tilla me të njëjtën që themi në studiot televizive, atëherë protesta do të amplifikohet.

Duhet ndaluar ky diskurs bosh që prej 20 vitesh që nuk u flet qytetarëve. E kam edhe me personat që dalin dhe mbrojnë policinë e shtetit. Ky diskursi politik që bëni, nëse do të isha në shtëpi, do të fikja televizorin.