FOTO-EMRI/ Covid-19 i merr jetën mjekut gjirokastrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2020, 22:46
COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku.
Pas 20 ditësh i intubuar humb betejën me virusin mjeku gjirokastrit Frederik Kekezi.
Lexo edhe:
Covid-19 në vend, 661 raste të reja, 13 vdekje dhe 433 në spitale
Ai ka punuar si mjek anatomopathollog pranë spitalit të Girokastrës, ndërsa ka humbur jetën pasditen e sotme pas disa ditëve betejë me virusin vdekjeprurës.
Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet kufitar, në rolin e mjekut ligjor.
Ai ishte i shtruar në një prej spitaleve Covid në Tiranë ku qëndroi për rreth 20 ditë por fatkeqësisht nuk ka mundur të mposhtë virusin.

Kekezi është mjeku i 25 që humb jetën që nga nisja e pandemisë. Para pak ditësh u nda nga jeta mjeku i njohur neurolog Drini Dobi.

/a.r,OraNews