Ky është bashkëpunëtori i Indrit Taullaut që u arrestua në Vlorë

Personi tjetër i arrestuar në Shqipëri me urdhër të SPAK për të njëjtën ngjarje që u arrestua edhe Indrit Tuallau, është Viktor Ymeri.

Viktor Ymeri është  arrestuar në Vlorë dhe është sjellë këtë të martë në Tiranë me urdhër të SPAK, teksa mësohet se ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku ishte i dënuar me 25 vite burg.

SPAK dhe Policia e Shtetit pritet të dalin me një deklaratë ne lidhje me ngjarjen, për të cilën akuzohen, por burimet bëjnë me dije se ka të bëjë me ngjarjet kriminale të ndodhura në Durrës.

Ndërkohe për Taullaun Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 40 ditë.

 Ish-anëtari i bandës së Durrësit u arrestua në Kosovë me 5 dhjetor.

Sipas Prokurorisë së Kosovës, Taullau dyshohet se ka kryer veprat penale "vrasje me paramendim", "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "grupi i strukturuar kriminal" dhe "vrasjes në rrethana të tjera cilësuese".

Sipas vlerësimit të Gjykatës, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse ekziston rreziku i ikjes apo shmangies nga përgjegjësia penale, pasi i pandehuri është i paarritshëm për organet e ndjekjes në Republikën e Shqipërisë, dhe ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti.