Vrasja e qytetarit nga polici, Salianji tregon ligjin: Akt i shëmtuar nën frymën e represionit qeveritar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji reagon përmes një postimi në Facebook lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i qëlluar për vdekje nga një punonjës policie në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Teksa publikon ligjin dhe rregulloren e Policisë së Shtetit për përdorimin e armës nga efektivët e policisë, Salianji shprehet se vrasja është e pajustifikueshme, ndërsa shton se kjo vjen nën frymën e represionit të madh që kjo qeveri ka ndërmarrë ndaj qytetarëve.

Ervin Salianji: Vrasja e një qytetari për shkak të mosndalimit, duke mos kryer asnjë krim, është një akt i shëmtuar i kryer nën frymën e represionit të madh që kjo qeveri ka ndërmarrë ndaj qytetarëve.

Dhuna dhe represioni ndaj qytetarëve dhe përulja ndaj bandave kryesore dhe krimit të organizuar tregon që vendi po shkon në drejtim të gabuar. Vrasja e një të riu në ditën e Rinisë është një kambanë alarmi!

Hetimi duhet të jetë i shpejtë i pacënueshëm dhe i paanshëm!

Më poshtë gjithësecili mund ta lexojë qartë dhe të japë mendimin e vet”.

Lexo edhe:

Dëshmia e policit që vrau 25-vjeçarin: Doja ta pyesja pse kishte dalë, iku me vrap

Flet xhaxhai i të riut që u vra nga policia: Armë? Ata nuk kanë armë në shtëpi