Dëshmia e policit që vrau 25-vjeçarin: Doja ta pyesja pse kishte dalë, iku me vrap
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2020, 11:18
Ora News mëson detaje të reja nga ngjarja e mëngjesit të sotëm, ku 25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga Policia Shtetit.
Siç raporton gazetari Besar Bajraktari, efektivi që qëlloi mbi të riu është marrë në pyetje nga grupi hetimor.
Në dëshminë e tij, ai është shprehur se ka dashur ta pyesë 25-vjeçarin për arsyen e daljes në atë orar por sipas tij i riu e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 01:45 në rrugën "Dritan Hoxha".
Viktima u dërgua i gjallë në spital ku edhe humbi më pas jetën.
Si ndodhi vrasja
Tiranë: Polici i “Shqiponjave” vret 25 vjeçarin afër shtëpisë, arrestohet