Aksident në Durrës/ Fuoristrada rrëzon shtyllën, motori përfundon brenda dyqanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2020, 11:09
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës ku janë përfshirë 2 automjete dhe një motor.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore te mbikalimi pasagjerëve të Portit.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa siç shihen në pamje dëmet materiale kanë qenë të shumta.
Motori i përfshirë në aksident, pas përplasjes ka përfunduar brenda një biznesi pranë rrugës.