Oga: Dy influencerat më të mëdhenj në botë flenë bashkë në një krevat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2020, 21:47
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora moderatori Edi Oga u shpreh se dy influencerat më të mëdhenj në botë flenë bashkë në një krevat.
Oga: Dy influencerat më të mëdhenj në botë flenë bashkë në një krevat. E kam fjalën për Cristiano Ronaldo dhe Xhorxhina Rodriguez.
Ronaldon e konsideroj si një ndikim pozitiv, ndërsa Xhorxhinën jo dhe aq, se ajo ka atë kompleksin e të shoqit të famshëm.
Ka të tjerë që influencohen nga detaje si orët dhe avionët që ai ka. Unë ndaj se cila është e vlefshmja dhe më pak e vlefshmja.