OFL, sukses? Gazetarja: Të të vijë turp, pse nuk ka formular për ish-ministrin Tahiri dhe Agron Xhafaj? Lleshaj: Më zure ngushtë...

Puna e Operacionit Forca e Ligjit përplasi në debate të ashpra mbrëmjen e kaluar gazetaren Klodiana Lala dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ministri Lleshaj foli me superlativa për rezultatet e OFL, por nuk ndau të njëjtin mendim me të gazetarja sipas të cilës sot rezultojnë vetëm 100 pasuri të sekuestruara nga OFL.

Nga ana tjetër ajo i kërkoi llogari Ministrit se pse OFL nuk u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe vëllait të ish-ministrit tjetër të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Pjesë nga debati në emisionin "Opinion"

Lleshaj: Nuk merrem me emra. Si mund të merrem me ish-ministrin e Brendshëm unë?

Lala: Është selektive zoti ministër? Mund të jeni më i qartë?

Lleshaj: Pse fakti që nuk merrem me emra do të thoë që jam selektiv?

Lala: Na sqaroni pse mungon sepse OFL-së i përfundon afati në 31 dhjetor.

Lleshaj: OFL ka një kategori subjektesh qartësisht të përcaktuara nga ligji. Janë persona të dënuar për 31 nene të kodit penal.

Lala: Edhe nën hetim zoti ministër sepse ju përmenda raste konkrete dhe mund ta hapim ligjin që ta konsultojmë.

Lleshaj: Janë vepra penale të caktuara. Ti mendon se unë do të shkoj të interesohem se çfarë bën policia për ish-ministrin e Brendshëm?

Lala: Po atëherë mos hajdeni fare në studio, nëse nuk keni për të thënë edhe mbaroi. OFL nisi si një aksion i madh i trumbetuar nga ju dhe nga kryeministri…

Lleshaj: Dhe i suksesshëm shumë!

Lala: Duhet të të vijë turp që e thua këtë gjë!Duhet të skuqesh para shqiptarëve kur e thua këtë gjë.

Lleshaj: Ti je grua dhe zonjë dhe më çarmatos. Më ke zënë ngushtë se nuk të përgjigjem dot me të njëjtën gjuhë. Si thua s’ke turp?