Mazhoranca 'rrëzon' Metën për metrologjinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2020, 10:29
Sërish socialistët rrëzuan një tjetër dekret të Presidentit, Ilir Meta.
9 deputetë të Komisionit të Veprimtarisë votuan kundër kërkesës së Kreut të Shtetit për rishqyrtimin e ligjit për metrologjinë.
Në seancën e 17 dhjetorit, dekreti i Presidentit do të kalojë për votim në Parlament, i cili pritet të ketë fatin e njëjtë me dekretet e tjera të Ilir Metës.