Durrës, banorët e lagjes 5 në SPAK për pallatin e dëmtuar: Hetimet po vonohen qëllimisht

Një përfaqësi e banorëve të pallatit 8 në lagjen 5 të Durrësit, i cili është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit sot po niset për në SPAK për tu ankuar për vonesën e hetimeve të Prokurorisë.

Ata thonë se janë bërë tre ekspertiza dhe akoma nuk janë mbyllur hetimet.

"Prokuroria po e zvarrit çështjen, pasi ekspertizat kanë përfunduar dhe pallati duhet të shembet. Po i manipulojnë gjërat. SPAK të marrë çështjen në dorë".