Demonstrim live, ja si kryhet një test i shpejtë për Covid 19

Aplikimi i testeve të shpejta pritet tu japë një dorë autoriteteve shëndetësore në përballjen me pandeminë përgjatë dimrit.

Aplikimi do të nisë nga e hëna me Tiranën. Paraprakisht janë siguruar 100 mijë teste të shpejta dhe Ministria është në procedura për 300 mijë të tjera.

Në konferencën për shtyp të Ministres Manastirliut dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve u demonstrua live sesi kryehet një test i shpejtë.

Testi i antigenit është diagnostikues dhe përgjigjia jepet për 30 minuta.

Në vendin tonë ai do të aplikohet i kombinuar dhe me testin e tamponit.

Shqipëria siguron 100 mijë teste të shpejta për Covid, nisin nga e hëna me Tiranën