Mediu për Marko Bellon: Politikan pa komplekse, Ministër dhe deputet mendjehapur dhe i ndershëm

Edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Marko Bello.

Në një postim në facebook, Mediu thotë se "Marko ishte politikan pa komplekse, Ministër dhe deputet mendjehapur dhe i ndershëm. Mbi të gjitha mik nga më të mirët që mund te kesh në jetë".

Mediu: Me hidhërim të madh mora lajmin se Miku ynë Marko Bello ndërroi jetë, në luftë me COVID-in. Marko ishte njeri plot jetë që mbushte me gëzim e të qeshura çdo ambient ku ishte prezent.Marko ishte politikan pa komplekse, Ministër dhe deputet mendjehapur dhe i ndershëm. Mbi të gjitha mik nga më të mirët që mund te kesh në jetë.Ky është një moment i vështirë për Ne miqtë e tij, por veçanërisht për Silvën, femijët dhe familjen e tij. Lutemi që Zoti të jetë pranë tyre në këtë moment të vështirë.U prehsh në paqe miku im. Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen dhe humorin tënd.

Marko Bello u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi ku po kurohej për koronavirusin.