"Fillimisht zjarr, më pas dy shpërthime", djegia e mjetit alarmon banorët në mesnatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2020, 09:22
Një automjet furgon është djegur gjatë mesnatës në Durrës.
Mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e një banesë private në Xhafëzotaj.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një problem teknik.
Mësohet se mjeti fillimisht ka marrë flakë dhe më pas janë dëgjuar dy shpërthime.
Flakët kanë rrezikuar edhe banesat aty pranë për shkak të bimësisë.
Mënjeherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka bërë edhe shuarjen e zjarrit në mjet.