Shqipëria siguron 100 mijë teste të shpejta për Covid, nisin nga e hëna me Tiranën

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se nga e hëna do të nisë përdorimi i testeve të shpejta të antigenit për evidentimin e rasteve pozitive me COVID-19. Manastirliu tha se do të nisë nga Tirana fillimisht, ndërsa janë siguruar 100 mijë teste.

Prej ditës së hënë Shqipëria do të aplikoje testin e shpejtë për Covid-19, i cili do si fillim do të aplikohet në Tiranë dhe nga 20 dhjetori në të  gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. 

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se deri në këto momente janë siguruar 100 mijë teste.

“Kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenit të njohura nga OBSH. Janë gati për tu vendosur në funksion. Testimi i shpejtë do të nisë nga dita e hënë, fillimisht në Tiranë, në vatrat e infektuara që do të vlerësohen nga ISHP dhe që kanë rëndësi kyç për transmetimin e infeksionit. Në fazën e  parë nga  dita e hënë testi do të jetë në të gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, janë strukturat që kryejnë testin klasik.

Prej datës 20 dhjetor testimi i shpejtë do të shtrihet dhe në pikat e testimit në disa poliklinika dhe qendra shëndetësore në Tiranë dhe më pas sipas një kalendari do të shtrihet dhe në disa struktura në gjithë vendin. Planifikimi do të bëhet sipas fasha-orareve të sistemit elektronik. Pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh sipas një ndarje gjeografike të bërë tashmë.

Prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe për spitalet rajonal për rastet e urgjencave përpos testimit PCR. Koha e nevojshme deri me 20 dhjetor është përcaktuar të lihet në funksion të trajnimeve të të gjithë stafeve tona” tha Manastirliu duke shtuar se janë në procedura për të siguruar 300 mijë teste të tjera.

https://youtu.be/9lfG8WrAmjI

“Dhjetori nuk do të jetë muaj i lehtë” u shpreh Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në komunikimin me publikun për masat e marra për përballimin e epidemisë në vend.

Ministrja shprehu angazhimin se edhe vaksina kundër Covid do të sigurohet në kohë dhe do të jetë falas për qytetarët.

Nga ana tjetër, Manastirliu evidentoi mbështjen ndaj bluzave të bardha në vijën e parë të zjarrit me virusin.

“Një fond prej 8 milion euro deri më sot është dedikuar për mbështejen speciale të stafeve tona mjekësore në vijën e parë të zjarrit me Covid”.

Ndërsa shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se ky test duhet të kryhet jo më larg se 5 ditë nga shfaqja e simptomave.

Testi i antigenit është diagnostikues dhe përgjigjia jepet për 30 minuta. Në vendin tonë ai do të aplikohet i kombinuar dhe me testin e tamponit.

https://youtu.be/cRwbX5q3GSE