Gara për Kushtetuesen, Apeli shtyn për të hënën seancën për Zhaklina Peton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2020, 09:49
Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë për të hënën seancën për Zhaklina Peton.
Në seancën e mbajtur mëngjesin e sotëm, Peto nuk ishte e pranishme.
Kandidatja për anëtare në Gjykatën Kushtetuese ka kërkuar shfuqizim të vendimit të KED që e skualifikoi nga gara.
KED vendosi skualifikimin e juristëve Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i kishte rikthyer sërish në garë.
Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve të kualifikuar dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.