Harrohen urbanët elektrik, 3 vite pas premtimit të Veliajt autobusët vazhdojnë të ndotin

Autobusët elektrikë janë një tjetër premtim i harruar prej kryebashkiakut të Tiranës. Në kryeqytet jo vetëm që vazhdojnë të shkaktojnë ndotje alarmante, por dhe rregullat për parandalimin e koronavirusit janë një mision i pamundur.

"Ne do të duhet ti përgjigjemi sfidës për vendosjen e një rrjeti të karikuesve jo vetëm për autobusët, por edhe makinat elektrike. Ajo që po bëjmë në Tiranë është në fakt edhe ajo që po ndodhte dje në Paris."

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, premtoi në 26 tetor 2017 se do të transformonte transportin publik urban nga ai tradicional në elektrik.

Përveç premtimit të pambajtur nga zoti Veliaj për realizimin e transportit elektrik në Tiranë, një problematikë që haset çdo ditë në transportin publik në kryeqytet është dhe grumbullimi i njerëzve që bie ndesh me rregullat e distancimit social për shkak të pandemisë.

"Frikë kam, po mbaj maska."

"Mëngjesi është shumë keq."

Mesa duket premtimet e zotit Veliaj nuk janë gjë tjetër veçse fjalë boshe, ndërsa fotot që ai reklamon në rrjetet sociale lidhur me transportin publik urban në Tiranë nuk janë gjë tjetër veçse propagandë.