"Rrugët bërrnut.. Na rroftë vota..." Banorët e Elbasanit ankohen për kryebashkiakun Llatja

“Haram vota e 30 qershorit” është një shprehje që e dëgjon në çdo lagje të Elbasanit që vuan mungesën e investimeve nga Bashkia. Në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese", banorët madje e krahasojnë gjendjen me qytetet e luftës në Lindjen e Mesme.

"Ne jemi si na Kandahar, nuk jemi si në mes të Elbasanit."

Është gjendja e rrugës që i bën banorët e lagjes "Brigada e 17 Sulmuese" në Elbasan ta krahasojnë vendin ku jetojnë me zonat e luftës në Lindjen e Mesme.

Është dëshmi e premtimeve të pambajtura elektorale.

"Në harresë fare, vetëm vota duan ata dhe asgjë nuk bëjnë".

"Dhera, ranishte, gropa-gropa."

Bashkia e Elbasanit, e cila drejtohet nga Gledian Llatja, nuk ka vendosur as ndiçim dhe as kontejnerë për mbeturinat në këtë rrugë.

"I marrim plehrat me makinë dhe i çojmë në koshat më të afërt".

Të gjendur në këto kushte, banorët kanë vendosur të mos presin premtimet e 25 prillit, por të investojnë vetë për ta bërë rrugën të paktën të kalueshme.

"E rregullojmë vetë, edhe këtu po mendojmë ta shtrojmë vetë rrugën. Të paktën unë pjesën time. Ndriçimin e rregullojmë vetë herë pas here."

Banorët thonë se janë taksapagues të rregullt, por që kurrë nuk u janë rikthyer në investime e përmirësim të shërbimit nga Bashkia e dalë nga votimet e 30 qershorit.

Lexo dhe: “Kryebashkiaku king s’di ku bie lagjja jonë”, Banorët në Elbasan ankohen për ujrat e zeza

https://youtu.be/aPh1A5OW76Y