Anëtari i KPA fajtor për falsifikim të dokumeneve, dënimi konvertohet në 12 muaj provë
Luan Daci është zyrtari i parë i administratës së vettingut që dënohet për një vepër penale pas emërimit në detyrë. Anëtari i KPA u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit për tu punësuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Prokuroria kishte kërkuar një vit heqje lirie, por gjykata konvertoi dënimin në 12 muaj provë, ndërsa vetë Luan Daci dhe avokatët e tij mohuan akuzat duke pohuar se do të bëjnë ankim për çështjen në gjykatën e Apelit.
Gjykata e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit shpalli sot (1 dhjetor 2020) fajtor anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit Luan Daci për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, duke e dënuar me 6 muaj burg
Por Daci nuk do të vuajë asnjë ditë në qeli pasi gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 12 muaj prove.
Vetë Daci ishte i pranishëm në seancë dhe duke dalë nga gjykata u tha gazetarëve se do të apelonte vendimin.
"Nuk kam falsifikuar asnjë dokument tërë jetën!" u tha Daci gazetarëve duke shtuar se beteja ligjore nuk do mbaronte këti
Nga ana tjetër avokati e quajti vendimin e gabuar dhe shtoi se do apelohej vendimi.
“Vendimi është i gabuar, ishte kontradiktor" u shpreh avokati Jordan Daci.
Pse e akuzoi SPAK
SPAK kërkoi dënimin e gjyqtarit me 1 vit burg për akuzën e "falsifikimit të dokumenteve". Sipas SPAK gjatë aplikimit për tu bërë pjesë e KPA, Daci kishte fshehur faktin se ndaj tij KLD kishte vendosur masë disiplinore në vitin 1997 çka mund të përbënte shkak për të mos u emëruar në organet e vetingut.
Pasi u mor i pandehur, Daci u pezullua nga detyra nga Gjykata e Posaçme, por Apeli e riktheu atë sërish në detyrë. Nga ana tjetër KPA, vendosi pezullimin e gjyqtarit deri në një vendim të formës së prerë nga ana e GJKKO-së.
Gjyqtari i çështjes ishte Sandër Simoni.
Luan Daci është zyrtari i parë i organeve të vettingut që përballet me drejtësinë.
Lexo dhe:
Te gjitha lajmet mbi gjyqtarin Luan Daci