Vlonjatët në alarm nga betonizimi i qytetit: Dielli lind në orën 9 për shkak të pallateve

Qytetarët e Vlorës po e përcjellim me shqetësim betonizimin e qytetit turistik.

Ata ankohen se në zonën bregdetare po ndërtohet pa kriter.

"Dielli lind në orën 9 nga pallatet."

Vendasit që krahasojmë të tashmen me të shkuarën, shprehen se lulishtet e dikurshme janë zëvendësuar me pallate shumëkatëshe.

"Edhe lulishtet janë kthyer në pallate të gjitha."

Eksperti i mjedisit, Niko Dumani, thotë se Vlora ka katër herë më pak hapësira të gjelbëruara seç është e parashikuar me ligj.

"Në vendimmarrje nuk kanë marrë në konsideratë dhe nuk kanë detyruar ndërtuesit të respektojnë normat e gjelbërimit."

Sipas tij është e ndaluar të betonizohen ujërat e detit.

"Bonifikohet ky bregdet edhe më gjerë nga investimet publike. Pasojat janë disa. Me ligj është e ndaluar hedhja dhe betonimi i ujërave të detit është e ndaluar si ndotje."

Specialist thotë se lejet e ndërtimit në Vlorë kanë tjetërsuar peizazhin natyror, duke e kthyer qytetin në një betonizim gjigand që nuk përshtatet me karakterin turistik të zonës.