Durrësi nën pushtetin e qenve endacakë, i gjen në shëtitore afër lokaleve e kudo

Qentë endacakë kanë pushtuar rrugët e qytetit të Durrësit, ku qytetarët ankohen për sulmet e vazhdueshme dhe dështimin e Bashkisë për ti dhënë zgjidhje këtij fënomeni shqetësues.

Ka momente kur në sheshin qendror të Durrësit ka më shumë qen endacakë se njerëz,

Qëndrojnë e lëvizin në kope,

I gjen në shëtitore, e madje edhe përballë zyrave ky qëndron kryeashkiakja e komanduar Emirjana Sako.

Janë kthyer në kërcënim serioz për këmbësorët që mund të bien pre e sulmeve si në rastin e kësaj gruaje.

"Ai erdhi nga mbrapa dhe më nguli dhëmbët."

"Janë bërë më shumë qen sesa njerëz."

"Po të kafshojnë fëmijët?"

Më shumë se 2000 qen përllogaritet se enden rrugëve të Durrësit, edhe pse të dhënat zyrtare mungojnë.

Në vitin 2016, Bashkia e Durrësit nënshkroi një marrëveshje se nuk do ti vriste qente e rrugës dhe do të mbështeste programet e sterilizimit dhe rehabilitimit,

Por duket se ka dështuar për ti dhënë zgjidhje shqetësimit qytetar për rrezikun që ata paraqesin.

Qentë e endacakë dhe trajtimi i tyre mbetet një problematikë pa zgjidhje në shumicën e bashkive në vend.

https://youtu.be/gNv-I_M4z1w