Aksidentohet efektivi i policisë në Tiranë, Ora News siguron videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2020, 12:42
Një punonjës policie i "llyrian Guard" mbeti i plagosur mesditën e sotme në kryeqytet ndërsa u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Endri Keko".
Ora News ka siguruar videon nga aksidenti, ku tregohet efektivi i policisë ndërsa merret nga autoambulanca.
Nga ana e policisë kanë nisur hetime për zbardhjen e aksidentit.