Vrasja e ish-policit Santiago Malko, nis gjykimi për Bledi Tetën, dy akuza ndaj tij
Gjykata e Posaçme nisi sot gjykimin e Blendi Tetës për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Teta akuzohet për "Vrasje me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "Grup i strukturuar kriminal".
Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej një viti në kërkim.
Konkretisht policia ka në kërkim për ngjarjen Leonard Dukën, Erlis Dukën, Ilir Selmanin, Oltian Logën, Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën.
Këto emra kanë dalë nga dëshmia e Tetës, i cili ka pretenduar se nuk ka qenë pjesë e planit të vrasjes dhe kur e ka kuptuar çdo ndodhte është larguar, megjithatë nga hetimet rezulton si i përfshirë.
Gjykata ka ndarë çështjen për 8 personat e tjerë dhe në gjykim do të jetë vetëm Teta.
Blendi Teta është i arrestuar në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht 2019.