Atentati ndaj Hilë Gjinit në Lezhë/ Arrestohet autori, policia hedh dyshimet e para
Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e atentatit të mëngjësit të sotëm në Balldre të Lezhës, ku mbeti i plagosur Hilë Gjini.
Efektivët kanë sekuestruar edhe armën e atentatit, tip “Pushkë”.
Autori është identifikuar si Gjergj Gjini, 69 vjeç.
“Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre”, njofton Polcia.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur për motive pronësie, ku 43 vjeçari mbeti i plagosur në këmbë.
Siç tregojnë banorët, dëshmitarë në vendgjarje, Gjini sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkëfshatar të tij.
Gjatë gjithë kohës Hilë Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri sa ka mbërritur policia dhe autoambulanca.
Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.
LEXO EDHE: Po dërgonte fëmijët në shkollë, lezhiani gjen belanë nga bashkëfshatari, qëllohet me automatik