Gjykata e Posaçme i çon burrin në shtëpi gjyqtares Margjeka

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndryshoi masën e sigurisë nga 'arrest me burg' në 'arrest shtëpie' për Arben Carën, i përfshirë në korrupsion për lirimin e një të burgosuri.

I arrestuari është bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjekës, ndaj të cilës është caktuar gjithashtu masa e sigurisë 'detyrim paraqitje.

Të dy ata akuzohen se kanë marrë 6 mijë euro për ndryshimin e masës së sigurisë për Orion Balin, i cili është në burg për trafik klandestinësh.

Sipas prokurorisë, të përfshirë në këtë skemë korrupsioni ishin dhe avokati dhe vëllai i Orion Balit, Skënder Demiraj dhe Nejton Bali si edhe sekseri Kaludio Zhilla të cilët aktualisht janë nën masën 'arrest me burg'.

LEXO EDHE: Ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka del nga arresti shtëpiak

Mori 6 mijë euro për lirimin e trafikantit, arrrestohet gjyqtarja, bashkëshorti i saj dekan dhe avokati