Aksident i frikshëm në F1/ Makina ndahet në dy pjesë dhe merr flakë, shpëton për mrekulli piloti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 17:12
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në nisjen e Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1.
Piloti i Haas, Romain Grosjean, humb kontrollin e makinës dhe përplaset me muret mbrojtëse.
Në momentin e përplasjes, makina merr flakë dhe ndahet në dysh.
Nga pamjet e publikuara të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit me shpejtësi shihet Romain i cili ka dalë nga flakët me shpejtësi.
Sipas informacioneve të deri tanishme piloti frances nuk ka lëndime të rënda pasi fatmirësisht ka pësuar vetëm djegie të lehta në duar dhe kavilje.