Plumba për kromin në "Rrugën e Arbrit", qëllohet makina ku udhëtonin kushërinjtë

Rruga e Arbrit” nuk është vetëm shpresë për zhvillimin e Bulqizës por dhe vendi për përlasjen e radhës për kromin.

“Më 12 gusht kemi pasur një konflikt me kushërinjtë për fabrikën Tërnonë.”

Të paktën 10 plumba janë qëlluar drejt automjetit ku udhëtonin kushërinjtë Shaqir dhe Erlind Tollja.

Shkak duket se është bërë metali i shtrenjtë i cili është kthyer në bekim dhe mallkim për zonën. 

Shaqir Tollja: Më 18 gusht, më ka kapur fëmijën tim 15 vjeç dhe ma ka kërcënuar, i ka vënë armën në kokë. Bëra denoncim në polici dhe na thanë se nuk është një ngjarje tragjike.

Më 9 shtator më rrahën mua në 6 e gjysmë të mëngjesit, vetëm se kishim bërë denoncimin për djalin. Ishte vetë i katërti, të maskuar, nxorën armët e më rrahën. Unë isha duke shkuar në punë, më dolën në afërsi të xhamisë, në qytet të ri. Vetëm se kishim bërë denoncimin për djalin. Ishte vetë i katërti, të maskuar, nxorën armët e më rrahën.

Shaqir Tollja i ka shpëtuar plumbave.

“Kushëriri ka qenë para. Makina ishte me xhama të zi”

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 14:30 minuta të 20 nëntorit.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar Besmir Zeneli.

Deshmia: ‘Djalit i vunë armën në kokë’/ U shpëtoi sot plumbave, Shaqir Tollja: Shteti të ndërhyjë, mos bëjmë…

https://youtu.be/kKWrrEdLqpw