Vdekja e 67 vjeçarit në ish Bllok ngre në këmbë policinë
Një 67 vjeçar humbi jetën në zonën e Ish Bllokut si pasojë e një arresti kardiak.
Ngjarja u shënua sot, rreth orës 13:30 minuta në rrugën "Ibrahim Rugova".
Çfarë ndodhi?
67 vjeçari ka qenë duke dalë nga një pikë këmbimi valuator kur ka pësuar arrest kardiak.
Në këtë moment ai është rrëzuar nga shkallët dhe gjatë rrëzimit ka përplsaur kokën.
Përplasja ka qenë aq e madhe sa vendi është mbuluar me gjak.
Telefonata alarmuese
Dëshmitarë që kanë qenë në ato moment në vendngjarje kanë parë burrin të binte në tokë dhe të mbuluar me gjak, dhe fakti që ndodhte pikërisht në shkallët e një pike këmbimi valutor kanë menduar se kishim të bënim me një grabitje me armë dhe si pasoë dhe vrasje.
Prandaj në sallën operative të policisë ka ardhur njoftimi se në zonën e ish bllokut mund të kishte një vrasje.
Më pas kur kanë mbërritur ekspertët kanë konstatuar se nuk kemi të bëjmë me vrasje ose grabitje por vdekje nga arresti kardiak
Sqarimi i policise
Dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç informoi policia e Tiranes pak minuta pas ngjarjes.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.