Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, infektohet nga koronavirusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2020, 11:31
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, infektohet nga koronavirusi.
Burime për Ora News bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar për momentin dhe po merr mjekim në shtëpi.
Në vend të tij është komanduar zëvendësdrejtori Albert Dervishaj.
Më herët, rezultoi pozitiv për Covid edhe zëdhënësi i policisë së Shtetit, dhe së fundmi është infektuar nga koronavirusi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.