Hapet rruga për ekstradimin e Selami Simsek, shtetasi turk humb dhe një betejë
Hapet rruga për ekstradimin e Selami Simsek, shtetasit turk i akuzuar si pjesë e lëvizjes “Gylen”.
Gjykata Administrative rrëzoi sot kërkesën e turkut për sigurimin e padisë.
I arrestuar më 8 qershor të vitit të kaluar, 2019, së bashku me mikun e tij Harun Çelik në aeroportin e Rinasit, në përpjekje për t’u larguar në Kanada me dokumenta të falsifikuara i kërkonte gjykatës të mos ekzekutohej vendimi i Komisionit që i refuzoi kërkesën për azil.
Kjo I hapi rrugë dëbimit të tij nga Shqipëria.
Shansi I fundit?
Brenda 5 ditësh ky vendim mund të apelohet
Prej ndalimit, Selami Simsek ka qenë në paraburgim dhe hetimi për të ka vijuar për falsifikim të dokumenteve.
\Bashkatdhetari i tij, mësuesi turk Harun Çelik, pas vuajtjes së dënimit për falsifikim dokumentesh, u deportua drejt Turqisë, edhe pse kishte kërkuar azil politik.
Çelik konsiderohet si mbështetës i lëvizjes Gyleniste, e cila është cilësuar nga presidenti Erdogan si organizatë terroriste që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.
Për rastin e mësuesit Harun Çelik, nuk kanë munguar reagimet e opozitës, që kërkoi transparencë nga autoritetet e drejtësia dhe nga qeveria. Por asnjë përgjigje nuk erdhi nga organet shtetërore.