OFL i çon formularin dy të dënuarve për "vjedhje me armë" me banim në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2020, 12:03
Dy të dënuar për vjedhje me armë dhe banues në Tiranë u ka shkuar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.
Bëhet fjalë për
Bylbil Thika, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim;
Erjon Cenokaçi, banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.