"Do restarurojnë muret, ndërsa kolonat janë të prishura" Banorët në Durrës kthejnë mbrapsht punëtorët
Banorët e pallateve tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, i kanë kthyer pas punëtorët e firmave që kishin shkuar aty për rikonstruktim.
Sipas banorëve, në pallatet e tyre nuk janë bërë verifikimet e detajuara, pasi kolonat e pallateve janë të dëmtuara.
"Kam kërkuar një kontroll kolonash pasi që në fillim nuk na është bërë. Më kanë thënë shko vetë privatisht tek Instituti i Ndërtimit Tiranë"
"Do të bënin muret, pa parë kolonat. Duhet të shikosh edhe kolonat. Punëtorët thanë se do t'i mbyllin muret dhe do të ikin. Si mund të mbyllësh muret ti, pa parë kolonat që janë të tëra copë?! Ne duam të bëhet çfarë është më e mira, nuk është halli i lekëve dhe këtyre budalliqeve tjera", shprehen banorët.
Ata shprehen se nuk janë të sigurtë për jetën.
"Nuk e lejoj firmën sepse janë 15 kolona të prishura. Si duhet ta lejoj unë atë?! Ku mund të futem unë aty?! Nesër bie një tërmet, nuk mban njeri përgjegjësi. Ne nuk kemi siguri", tregon banorja.
Edhe Luljeta Muhedini, këshilltare e Partisë Socialiste në Bashkinë e Durrësit, që është banuese në njërin nga këto pallate, ka kundërshtuar që procesi i ndërtimit të nisë pa u kontrolluar mirë kolonat.
Luljeta Muhedini: "Por ne po ua sjellim vdekjen qytetarëve. Janë ata, pushtetarët që po e bëjnë këtë. Unë kërkoj që Ahmetaj të vijë këtu. Ka probleme në kolona, ky ka probleme në struktura. Ky ka shumë, shumë probleme. A keni një projekt ju për këtë pallat që keni filluar punimet, sepse ne jemi banorë këtu. Ai më tha 'jo, ne nuk kemi'. Po si ke filluar punimet ti?! Absolutisht, asnjë lloj kriteri nuk ka këtu."
Sipas ligjit, punimet e brendshme banorët duhet t’i kryejnë vetë, ndërsa dëmtimet në fasadë, shkallë apo ashensorë duhet t’i realizojë bashkia.
Lexo dhe: