Shqipëria shënon rekord negativ, 15 të vdekur, Covid-19 nuk kurseu as foshnjen 16 muajsh
Një foshnje vetëm 16 muajshe është viktima më e vogël e koronavirusit në Shqipëri.
Vajza e vogël ishte shtruar në Pediatrinë e QSUT, ku prej dy ditësh ishte në intubim për shkak të komplikacioneve që kishte paraqitur.
Burimet bëjnë me dije se foshnja kishte lindur me disa probleme shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se ky është rasti i parë në Shqipëri që një foshnje kaq e vogël humb jetën nga Covid-19.
Ndërkohë sot vendi shënoi rekord negativ me 15 te vdekur dhe 837 te prekur brenda 24 oresh. Kjo është shifra më e lartë nga fillimi i pandemisë.
PD akuzon qeverinë se po fsheh shifrat reale të vdekjeve me covid-19. Nderkohe Infektivi i hedh poshte keto akuza.
Lexo dhe: Basha e ftoi prokurorinë të nisë hetimet pa vonesa dhe se ishte gati të vinte në dispozicion provat.