VIDEO/ E shoqërojnë për maskën, i riu i LSI nxjerr bllof policinë

”Më merret fryma herë pas here, kur vendos maskë në ecje, ndaj shpesh nuk e vendos. Respektoj ligjin por edhe shëndetin tim”.

Kështu shkruan në fletën e proces verbalit të konstatimit të kundërvajtjes administrative, kreu i LRI-së Kavajë, Baki Dervishi.

Dervishi është shoqëruar padrejtësisht në Polici, por kjo situatë tregon se policia diferencon qytetarët. Siç lexohet në fletën e gjobës, ai ka shkruar se gjendja e tij shëndetësore nuk ja lejon mbajtjen e maskës. Por kjo nuk është marrë parasysh nga punonjësit e policisë, të cilët siç shihet në videot e publikuara nga vetë Dervishi, shfaqen në ambjentet e komisariatit pa maskë.

”Sot më shoqëroi policia padrejtësisht (të drejtë kanë vetëm të më gjobisin) sepse nuk kisha vendosur maskë edhe pse jua shpjegova problemin që kisha. Policia e Shtetit është kthyer në një bandë politike kriminale. Mund të shihni edhe fletën e gjobës, policë që nuk dijnë ta plotësojnë numrin e ID e vendosin tek nr i pasaportës”, shkruan ai në një postim në Facebook.