Humbi jetën nga koronavirusi në muajin e pestë të shtatzanisë, rrënqeth me mesazhin nëna e 28 vjeçares

Emanuela Dalipi ishte 28-vjeçarja që humbi jetën në datën 16 nëntor si pasojë e koronavirusit në spitalin Infektiv, ku ishte e shtruar prej një jave.

Rasti i humbjes së jetës së 28-vjeçares ishte një nga më të rëndët të shënuara në vend që nga fillimi i pandemisë pasi e ndjera ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.

Nëna e Emanuelës, Irena Dalipi ka reaguar në profilin e saj pas humbjes së madhe duke publikuar foton e të bijës.

“U bë dhe shpirti mamit ëngjëll... o zooot...”.- shkruan ajo e pikëlluar.

Kujtojmë se Emanuela Dalipi, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, pak kohë më parë kishte kryer një ndërhyrje në dhëmballë. Pas ndërhyrjes ajo kishte patur vazhdimisht dhimbje të forta koke dhe kishte shkuar në një tjetër klinikë private. Por 28-vjeçares, aty i kishin dhënë një mjekim për astmën, ndërsa në fakt, gjatë kësaj periudhe ajo ishte prekur nga koronavirusi dhe kishte shfaqur simptomat e para.

Për disa ditë 28-vjeçarja qëndroi në shtëpi, por kur gjendja u rëndua u dërgua në spital. Aty mjekët konstatuan se foshnja kishte lëvizur duke u ngjitur lart, çka i kishte shkaktuar më pas dhe ndërprerjen e oreksit. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, Emauela nuk ia doli të fitonte dot betejën për jetën