Digjet shtëpia në Lushnje, shmanget tragjedia
Një familje me 7 anëtarë ngeli në qiell të hapur në fshatin Golem i Vogël të Lushnjes, pasi banesa ku jetonin u shkrumbua thuajse plotësisht nga një zjarr.
Dyshimet janë se ishte një shkëndijë elektrike ajo që shkaktoi flakët që më pas përfshinë shtëpinë, në kohën kur brenda ndodheshin një e moshuar dhe një fëmijë.
Ndërhyja në kohë e fqinjëve shmangu rrezikun e një tragjedie, ndërsa u kërkua ndihma e ekipeve mjekësore për shkak të asfiksisë nga tymi.
“Unë ika në punë dhe kur u ktheva e gjeta çdogjë të shkrumbuar , se si do shkoj puna nuk edi se është edhe dimri përpara, fëmijët rrugës por Zoti bëftë mirë”, është shprehur i zoti i shtëpisë.
Në banesë ndodheshin edhe dy bombula gazi të cilat u nxorrën në kohë jashtë nga forcat zjarrfikesë që vunë nën kontroll flakët.
“ Bombulat ishin brenda qendrës së rrezikut të zjarrit dhe i hoqëm”, është shprehur punojësi i zjarrëfikses .
Të mbetur pa çati mbi kokë, familja e Dashamir Alcanit pret ndihmën e institucioneve lokale në Lushnje për të ringritur shtëpinë ku thonë se kishin derdhur mundin e një jetë.