E kafshojnë qentë në fytyrë, 4 vjeçari në Bulqizë dërgohet me urgjencë në spital

Një fëmijë vetëm katër vjeç ka përfunduar në spitalin e Bulqizës pak minuta më parë me plagë në fytyrë.

Burime bëjnë me dije se 4 vjeçari është nga Shupenza dhe se dyshohet të jetë kafshuar nga disa qen endacakë.

Fëmija po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa bluzat e bardha do të vlerësojnë gjendjen e tij nëse ka nevojë për mjekim më të specializuar, do ta nisin drejt Tiranës.