Makinat përplasen kokë më kokë në Fier

Një aksident me pasojë dy të plagosur është shënuar pak minuta më parë në aksin Fier-Topojë, në vendin e quajtur "Kthesa e Semanit".

Përplasja mes dy automjeteve, tip Mercedes Benz, ka qenë e fortë, aq sa mjetet kanë dalë jashtë rruge në drejtime të kundërta.

Drejtuesit e mjeteve janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit nga ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.